20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përmes projektit “Për qytet të sigurt” deri në shkolla më të sigurta në Shkup

Në Sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit u mbajt takim ndërinstitucional koordinativ për vazhdimin e projektit “Për qytet të sigurt”.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit dhe nga Sektori për parandalim pranë SPB Shkup, me qëllim të konfirmimit të drejtimeve dhe aktiviteteve të mëtutjeshme lidhur me realizimin e këtij projekti, në pajtim me programin vjetor të Sektorit për parandalim pranë SPB Shkup që ka të bëjë me marrjen e masave dhe aktiviteteve parandaluese për përmirësimin e sigirisë së përgjithshme.

“Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i sigurisë gjithëpërfshirëse dhe personale të nxënësve dhe njëherit edhe ulje të të gjitha formave dhe llojeve të dhunës midis nxënësve, dhunës në ndeshje sportive dhe forma të tjera të sjelljes jo parimore dhe devijuese në vende publike lidhur me popullatën e re, si dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe dhunë midis moshatarëve dhe siguri në komunikacion”, theksojnë nga pres-shërbimi i Qytetit të Shkupit

Të fundit