16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përpiu marihuanë para arrestimit nga policët, dy të tjerë u arrestuan për kokainë

Policia e Tetovës kumtoi se ndje rreth orës 20:20 në rrugën “107” në Tetovë, policët privuan nga liria një banor të Sedllarcës ë Poshtme, sepse gjatë kontrollit iu gjet marihuanë. Para privimit nga liria, sipas policisë, arriti të përpijë një qese me marihuanë.

Dy orë më vonë janë arrestuar edhe dy persona për kokainë.

“Në orën 22:40, në objektin hotelierik në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria M.T.(46) nga Tetova dhe 38-vjeçarin I.M. nga Kumanova, tek i cili u gjet heroinë, përderisa në nyjen sanitare të objektit u gjetën mbetje të kokainës”, kumtoi sot SPB Tetovë.

Që të dy u mbajtën në Stacionin policor në Tetovë për ndriçimin dhe dokumentimin e rastit, pas çka do t’iu përgatiten kundërvajtje adekuate. ab/

Të fundit