19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përpjekje e tretë për mbajtje të seancës së Komisionit për politikët të jashtme në të cilën duhet të ridefinojnë gjashtë ambasadorë të sapoemëruar

(MIA) Përpjekje të tretë do të ketë sot Komisioni kuvendor për politikë të jashtme që ta mbajë seancën, në të cilën platformat e tyre duhet t’i ekspozojnë gjashtë ambasadorë të sapoemëruar në valën e fundit të plotësimit të vendeve të zbrazëta të ambasadorëve.

Fillimisht seanca e Komisionit ishte paralajmëruar për të premten, pastaj u anulua për të hënën, ndërsa dje u anulua për sot.

Platformat e tyre për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët Teuta Agai Demjaha në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë konsullore-diplomatike në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë konsullore diplomatike në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës, Strasburg, Danço Markovski në përfaqësinë konsullore-diplomatike në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë konsullore diplomatike në Kopenhagë.

Qeveria kah mesi i dhjetorit të vitit të kaluar në seancë të mbyllur e konfirmoi listën me 19 propozime për emërime të ambasadorëve në Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshillin e Evropës (Strasburg), KB (Gjenevë), Doha, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel-Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.

Për disa nga kandidatët e ambasadorëve kishte reagim në opinion për kompetencën e tyre ta prezantojnë shtetin, si për atë në Pekin, por edhe për shkak të asaj që disa nga kandidatët kanë shtetësi të dyfishtë, ndërsa sipas nenit 36 nga Ligji për punë të jashtme funksionin e “ambasadorit” mund ta kryejë personi i cili është shtetas vetëm i Republikës të Maqedonisë së Veriut. Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov kah fundi i vitit të kaluar tha se nga qershori i vitit 2017, deri më sot 87,5 për qind e diplomatëve janë me karrierë, për dallim nga periudha e viteve 2006-2017 kur ajo përqindje ka qenë 33.

Dimitrov shprehu kënaqësi nga vendimet e tanishme, duke përmendur se ata janë kombinim i suksesshëm mes parimeve dhe artit të së mundshmes.

Ai në intervistë të mëparshme për MIA-n theksoi se me siguri, shumë shpejtë do të dërgohen ata të cilët shkojnë drejt qendrave multilaterale, si për shembull në Këshillin e Evropës, sepse atje procedura është më e thjeshtë.

“Për temat bilaterale jemi në fazën e pritjes së pëlqimit, përkatësisht agrement nga shteti në fjalë ku është dërguar, ku do të dërgohen ambasadorët në fjalë. Bukur do të jetë ky proces të rrjedh në balancin mes parimit dhe artit të së mundshmes në politikë mendoj se kemi një balanc të mirë. Asnjëherë në historinë e diplomacisë së Maqedonisë nuk kemi pasur ambasadorë aq me karrierë, jo vetëm formalisht, të themi nëse duam juve t’u dërgojmë si ambasador dhe t’ju punësojmë në MPJ të kaloni këtu disa muaj dhe u dërgojmë jashtë si diplomat me karrierë nga MPJ të jeni. Të tillë kemi pasur shtatë në periudhën paraprake. Tani nuk kemi asnjë”, theksoi shefi i diplomacisë në intervistë për MIA-n.

Komisioni për politikë të jashtme sot duhet të mbajë edhe një seancë, e cila dje gjithashtu u anulua, ndërsa i përket ndryshimeve të një anëtari, ndërsa i përket ndryshimeve të një anëtari nga Ligji ekzistues për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë të parashtruar nga Artan Grubi dhe Juliana Nikollova.

Propozojnë në nenin 36 paragrafi 1, alineja 1 të ndërrohet dhe të qëndrojë “të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa pas paragrafit 2 të shtohet paragrafi 3 dhe të qëndrojë: “Person që ka shtetësi të në shtetin tjetër nuk mund të emërohet për ambasador në shtet për të cilën ka shtetësi”.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 57 përfaqësi konsullore-diplomatike, prej të cilave 42 janë ambasadorë, tetë janë misione të përhershme dhe nëntë konsullata të përgjithshme. Prej tyre, aktualisht janë 23 ambasada të paplotësuara dhe katër misione të përhershme, ndërsa të gjithë konsullatat e përgjithshme janë plotësuar.

SHBA-ja, Rusia, Kina, Holanda, Italia janë pjesë e qendrave diplomatike të paplotësuara. Atje tani në vend të ambasadorëve kemi kryerës të detyrës, ndërsa në vendet fqinje ambasadorë nuk ka në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Kroaci. Në Greqi ende nuk është dërguar kryerës i detyrës. .mb/

Të fundit