Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Pesë të lënduar mes të cilëve edhe një foshnjë tremuajshe në një aksident hekurudhor afër Velesit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Pesë të lënduar mes të cilëve edhe një foshnjë tremuajshe në një aksident hekurudhor afër Velesit

Dy më rëndë dhe tre më lehtë janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur para hyrjes në Veles, kur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në hekurudhën Gradsko-Veles, ndërsa pastaj në të është përplasur treni i cili ka qarkulluar në linjën Gjevgjeli-Shkup. Për fat të mirë, udhëtarët kanë qenë jashtë makinës kur treni është përplasur në të.

Midis më rëndë të lënduarve është edhe foshnja tremuajshe e cila ka lëndime në kokë dhe e cila mbrëmë pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Veles është transportuar në klinikat e Shkupit së bashku me nënën e saj 21 vjeçare e cila ka marrë lëndime më të lehta. Pas kontrollit në klinikat e Shkupit, nëna dhe foshnja sërish janë kthyer në Spitalin e Shkupit në Veles ku ende janë në shërim.

I dyti më rëndë i lënduar është shoferi i cili ka frakturë në kurriz dhe i cili për shkak të lëndimeve serioze është transportuar në klinikat në Shkup.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm së Velesit për MIA-n informoi se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 19.5 në hekurudhën Gradsko-Veles në rreth dy kilometra para hyrjes në Veles kur automjeti “reno” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në hekurudhë. ad/ar/

Related posts

Njëmbëdhjetë të infektuar të rinj, tre të vdekur, 95 të shëruar

Televizioni Koha

U regjistruan 101 raste të reja me Kovid-19, të shëruar 10, të vdekur katër pacientë

Televizioni Koha

Anketë: Një e pesta e britanikëve janë në mëdyshje a të infektohen qëllimisht me Kovid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment