24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pesëmbëdhjetë ditë shtesë për parashtrimin e kërkesave për IPARD investime në ekonomitë bujqësore

Deri më 29 prill të vitit 2020 parashihet afati për parashtrimin e aplikacioneve për shfrytëzimin e IPARD mjeteve për masën Investime në ekonomitë bujqësore, kumtoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Prolongimi prej 15 ditëve është për shkak të gjendjes së re të shkaktuar me koronavirusin.

Sipas drejtorit të Agjencisë, Nikollçe Babovski, qëllimi është që t’u ndihmohet të gjithë fermerëve dhe afaristëve, për të dorëzuar aplikacione të plota dhe cilësore.

“Presim se me këtë periudhë shtesë do t’u mundësojmë të interesuarve t’i grumbullojnë të gjitha dokumentet e nevojshme që të përgatiten projekte investuese të cilat në të gjitha pjesët do t’i kënaqin kushtet të cilat janë përshkruar në IPARD Programin, me çka do të mundësohet shfrytëzim më i madh të mjeteve”, thotë Babovski.

Përmes Masës 1 mundësohet avancim i ekonomive vendore si dhe avancim i ndërmarrjeve vendore nga agro sektori.

“Të gjithë që duan të aplikojnë duhet të plotësojnë kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD programi 2014-2020 dhe dokumentacionin e plotë të nevojshëm ta dorëzojnë në zarf të mbyllur me shënim në pjesën e përparme të zarfit në anën e majtë lartë ‘MOS E HAP’ për Konkurs publik IPARD numër 01/2020 dhe emërtim të masës për të cilën parashtrohet kërkesa. Kërkesa mund të dorëzohet përmes postës si dërgesë e rekomanduar ose personale në arkivin e Agjencisë deri më 29 prill të vitit 2020. pas përfundimit të investimit, aplikuesi është i obliguar ta dorëzojë deri tek Agjencia aplikimin për pagesë në afatin e konfirmuar në Marrëveshjen për shfrytëzimin e mjeteve”, thekson Agjencia.

Drejtori Babovski thekson se duke e pasur parasysh situatën me koronavirusin, Agjencia dhe tërë IPARD struktura, i shqyrtojnë të gjitha opsionet dhe punojnë në gjetjen e zgjidhjeve përkatëse në dobi të fermerëve dhe shfrytëzuesve rreth aplikacioneve, afateve dhe realizimeve të projekteve nga IPARD dhe nga programet kombëtare për mbështetje. fb/

Të fundit