28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Peshkatari 53-vjeçar humb jetën në ujërat e Vardarit

Një peshkatar nga fshati Miravci i Gjevgjelisë është mbytur dje në ujërat e Vardarit, kumtoi MPB-ja.

V.Gj. (56) ka rënë dhe është mbytur në ujërat e Vardarit derisa me V.M. (19) gjithashtu nga Miravci kanë vendosur rrjetë të peshkimit.

Trupi i peshkatarit është gjetur dhe nxjerrë nga lumi mbrëmë në orën 19:15 minuta. Nga ana e mjekut nga Ndihma e parë mjekësore në Gjevgjelisë është konstatuar vdekja. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të nderit është dorëzuar në autopsi.

Të fundit