25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pësoi aksident gjatë punës, ndërroi jetë i riu nga Zajazi i Kërçovës!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një 24-vjeçar nga Uajazi i Kërçovës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve nga një aksident gjatë kryerjes së punëve të ndërtimtarisë, përcjell TV21. I riu fillimisht ishte transportuar në Spitalin e Tetovës, ku fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

“Më datë 06.07.2022 në ora 17:40, në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se J.E.(24) nga fshati Zajaz i Kërçovës, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore me makinë ndërtimore në oborrin në pronësi të N.G.(69) nga fshati Sërbicë, ka marra lëndime të rënda trupore, pas së cilës iu nënshtrua plagëve të marra në spitalin e Tetovës. Është kryer kontroll dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Të fundit