16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Petliçkovski: Mosha më e prekur nga Covid është prej 6 deri 14 vjeç

Aleksandar Petliçkovski, kryetar i komisionit për sëmundje ngjitëse, pohon se gjendja epidemiologjike është drejt stabilizimit por ka rritje te grupa adoleshente, prej moshës 6 vjeçare deri ajo 14 vjeçare, transmeton Zhurnal.

“Nga 6 deri 14 vjeç ka rritje të infektimeve. Për momentin nuk ka hapësirë për brengosje. Duhet të ndiqen protokolet. Apelojmë deri te nxënësit dhe prindërit të pranojnë testimin. Hapëm edhe disa pika shtesë për testim”, thotë Petliçkovski.

Ai theksoi se e kanë analizuar dhe vdekshmërinë, ndërsa kanë konstatuar se pjesa mëe madhe e të vdekurve janë të pavaksinuar.

“Prej këtu apelojmë që të gjithë të vaksinohen dhe të pranojnë dozën e tretë. Doza e tretë mbron nga hospitalizimi dhe vdekshmëria. Dëgjuam ditëve të fundit deklarata sharlatane. Vaksinimi me dozën e tretë është e nevojshme që të ndihmohemi”, shton Petliçkovski.

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse shtojnë dhe bëjnë thirrje që edhe fakultetet të fillojnë me prezencë fizike, duke patur parasysh se vetëm ata kanë ngelur me mësim online.//Zhurnal.mk

Të fundit