14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Petliçkovski: Qytetarët të marrin dozën e tretë! Mbron nga vdekja si pasojë e koronavirusit

Kreu i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjitha analizat tregojnë se rastet e vdekjes nga Covid-19 janë tek pacientët e pavaksinuar dhe tek pacientët që nuk janë vaksinuar plotësisht, përcjell TV21. Petliçkovski theksoi se personat e vaksinuar me tri doza kanë mbrojte më të madhe edhe nga shtrirja në spital si pasojë e koronavirusit.

“Shumica e të vdekurve nga Covid-19 janë të pavaksinuar, ose joplotësisht të vaksinuar, ose të vaksinuar me dy doza para 6 muajve dhe nga kjo logjikisht del apeli i fuqishëm për të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të marrin dozën e tretë, sepse të vaksinuar me dozën e tretë pa komorbiditete faktikisht nuk ka në mesin e të vdekurve, por edhe të shtruar në spital janë shumë pak”, tha mes tjerash Petliçkovski.

Të fundit