24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Petrovska në Universitetin e Karolinës së Veriut: Qëllimi i përbashkët është stabiliteti rajonal dhe ruajtja e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e cila ndodhet për një vizitë disaditore në SHBA, i vizitoi Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut dhe Institutin për Studime të Sigurisë Triangle, bëri të ditur MM.

Ministrja Petrovska u takua me prorektoren, prof. Dr Hajdi Hobs, drejtoreshën për partneriteteve globale Sara Olson dhe drejtoreshën e Programit Master për Studime Ndërkombëtare Prof. Dr. Mark Nans. Në takim, Petrovska e theksoi rëndësinë e komunitetit akademik në luftën kundër kërcënimeve të fundit të sigurisë dhe porositi se mundësia për bashkëpunim me këto institucione të arsimit të lartë do të kontribuojë në forcimin e arsimit dhe gatishmërisë së oficerëve të ardhshëm dhe personave nga sektori i mbrojtjes në përballjen me to.

Pas takimit, ministrja Petrovska iu drejtua studentëve, profesorëve, anëtarëve të asociacionit  të të diplomuarve të Universitetit dhe opinionit ekspert, me ç’rast shprehu  besim se kjo vizitë e hap rrugën për bashkëpunim  të frytshëm afatgjatë.

“Sot jemi këtu për të forcuar lidhjet tona dhe së bashku me ju profesorë dhe studentë,  ta hapim rrugën për ndërtimin e parashikimeve të ardhshme strategjike të gjeopolitikës në rajon dhe në botë. Jemi të bindur se së bashku mund të arrijmë qëllimin e përbashkët për stabilitetin rajonal dhe ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, theksoi Petrovska.

Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet institucioneve arsimore, Petrovska tha se komuniteti akademik  me shkëmbimin e njohurive do të kontribuojë në ndërtimin e qëndrueshmërisë së shoqërive tona.

“Në këtë mjedis kompleks gjeostrategjik, uniteti, solidariteti dhe kohezioni i Aleancës mbeten vendimtare. Së bashku me aleatët dhe partnerin tonë strategjik, SHBA,  qëndrojmë së bashku në qëllimin tonë – ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”, tha Petrovska.

Gjatë vizitës në Institutin për Studime të Sigurisë Triangle fokusi i të cilit është studimi i sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ministrja Petrovska së bashku me anëtarët e këshillit ekzekutiv nënshkruan Memorandum tpër mirëkuptim ndërmjet dy institucioneve. Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit praktik, akademik dhe arsimor, gjegjësisht zhvillimi i programeve të përbashkëta në fushën e luftës kundër dezinformimit, kontrollit të armëve, luftës kibernetike dhe hibride, zhvillimin e aktiviteteve kërkimore, si dhe shkëmbimin të studentëve, profesorëve, studiuesve dhe materialeve edukative.

Nesër ministrja e Mbrojtjes do të niset për në Vermont ku do ta vizitojë Gardën Kombëtare të Vermontit dhe do të marrë pjesë në shënimin e 30-vjeçarit të partneritetit me Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e MM-së.

Të fundit