25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Piktori Tetovar Sani Bajrami, sjell veprën” Emblema e Forcës Njerëzore”.

Artisti tani shumë i njohur Tetovarë Sani Bajrami, së fundmi ka krijuar veprën “Emblema e Forcës Njerëzore”.Kjo vepër është krijuar përme teknikës vaj në pëlhurë.Me këtë punim të tij ai është prezantuar edhe në programin e njohur në Shqipëri “Artkand”.

Artisti tetovar për motiv ka zgjedhur Kalin, ndërsa nënvizon se ka punuar me shumë përkushtim për këtë pikturë. Piktori Sani Bajrami, ka krijuar edhe galerinë e tij  personale  në qendër të Tetovës ,ku edhe aty mba kurse për fëmijë dhe të rritur të moshave të ndryshme  që kanë dëshirë të meren me këtë art.

Krahas pjesëmarrjes në shumë ekspozita, veçohet pjesëmarrja në një Ekspozitë në Napoli të Italisë.Sani Bajrami, thotë se fillimet e tija kanë qenë portretet edhe pse portreti është shumë më rëndë që të realizohet ,Saniu  pa problem ka realizuar shumë përkushtim portrete të personaliteteve të njohura për publikun.

Ndryshe, emisioni ArtKand është një program televiziv në formën e një ankandi veprash arti./Tv Koha/

https://www.facebook.com/sony.bajrami/videos/1122125348639568

 

 

Të fundit