28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pinokio sjell para fëmijëve shfaqen Kësulkuqja

  • Teatri për fëmijë Pinoku dje ka vënë në skenën e qendrës për kulturë në
    Tetovë shfaqjen Kësulëkuqja në udhëkryq, një shfaqe edukative,
    interesante, interaktive dhe informues e cila në fokus ka edukimin e
    fëmijëve mbi sinjalistikën rrugore. Kjo shfaqe do të vendoset në skenë
    disa herë në mënyrë që të gjithë fëmijët e shkollave fillore të qytetit,
    Çerdheve dhe qendrave ditore të kenë mundësi ta ndjekin të njëjtën.
    Përveç Tetovës shfaqja do të jetë edhe në qytetet e tjera shqipfolëse por
    edhe në shkolla të ndryshme rurale ku do të jenë të ftuar.
    Në shfaqe luajn 3 aktorë, Behar Nesimi, Muhamed Hajdari dhe Sheqerie
    Ilazi. Mësueset shoqëruese të fëmijëve shprehen se kjo shfaqe është e
    mirëseardhur dhe në përputhje me kurrikulat e tyre mësimore, ndërsa
    inkurajojnë artistët që aktivitete të tilla të jenë më të shpeshta në të
    ardhmen.TV KOHA

Të fundit