23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pishina kalon nën menaxhimin e komunës së Sarajit, Bexheti: Ta revitalizojmë dhe ta bëjmë përsëri atraksion për banorët

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se pas kërkesës që u bë nga komuna drejtuar Qeverisë, pishina në Qendrën rekreative Saraj kalon nën pronsinë e kësaj komune pasiqë deri tani nuk ishte.

Ja postimi i plotë i Bexhetit në facebook:

”Me kërkesë të komunës, qeveria miratoi vendimin që Pishina në Qendrën Rekreative të kalon nën menaxhimin e komunës së Sarajit. Duke marrë parasysh gjendjen faktike të Pishinës së demoluar dhe objekteve afër që janë jofunksional për më shumë se 30 vite, tashmë me menaxhimin e komunës së Sarajit hapen mundësite që këtë pishinë të lënë në haresë, ta revitalizojmë dhe ta bëjmë përsëri atraksion për banorët. Rinovimi i pishinës do të luan rol të rëndëshishëm në tërheqjen e turistëve në këtë zonë dhe dë të ndikoj dukshëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe bizneseve lokale. Në përgjithësi, rivitalizimi i pishinës së vjetër mund të ofrojë përfitime të shumta, duke përfshirë rritjen e vlerave të pronës në afërsi, rritjen e të ardhurave nga taksat për komunën, zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përfitime tjera mjedisore” – shkruan Blerim Bexheti.

Të fundit