Plenkoviq: Vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është trashëgimi politike e kryesimit të Zagrebit me BE-në – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Plenkoviq: Vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është trashëgimi politike e kryesimit të Zagrebit me BE-në

Vendimi i muajit mars për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbetet e shënuar në histori si trashëgimi politike e kryesimit kroat me BE-në, që paraqet punë të madhe, deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq për portalin e Brukselit “Politiko”.

Sipas Plenkoviq, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në të cilën vendi ka pritur 15 vite “ndoshta nuk do të kishte ndodhur, përderisa Kroacia nuk do të kryesonte me Unionin”.

“Nëse kubi për kryesim do të binte tek ndonjëri më me ndikim, Ju siguroj se pa dallim të vullnetit të mirë të të tjerëve, në gjashtë muajt e parë të ciklit institucional nuk do të kishte aq ngjarje që kanë të bëjnë me Ballkanin”, potencoi Plenkoviq.

Ai është i sigurt se pikërisht pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “asnjëherë nuk do ta harrojnë atë sinjal të miqësisë nga BE-ja gjatë kryesimit kroat”.

Në prag të Samitit të sotëm virtual BE-Ballkani Perëndimor, Plankoviq potencoi se një prej përfitimeve të kryesimit aktual kroat me BE-në, që përfundon në fund të qershorit, është pikërisht ajo që rajoni i Ballkanit Perëndimor sërish është kthyer në agjendën e Unionit.

Duke folur për të a.q. Deklarata e Zagrebit, që duhet të miratohet në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Plenkoviq thekson se do të dëshironte që ajo të mund të japë mbështetje të fuqishme për vendet e rajonit.

“Realisht kemi bërë një dokument shumë të fuqishëm duke i pasur parasysh rrethanat. Fakti që takimi do të mbahet paraqet sinjal të fuqishëm politik”, shton Plenkoviq.

Ai mendon se Kroacia gjatë kryesimit me BE-në i ka realizuar qëllimet e vendosura dhe se do të ishte mirë që takimet në këtë format në nivel të liderëve të anëtarëve të Unionit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbahen çdo të dytin vit. fb/

Related posts

Kontrolle shtesë në autostradën Shkup-Tetovë, dhjetëra dënime

Televizioni Koha

Maqedoni, ditën e shtunë dhe të dielën ora policore nga ora 16:00 deri ora 05:00

Televizioni Koha

Shoqata “Tradita” shpall konkurs për ndarjen e çmimit ”Ali Vishko”

Televizioni Koha

Leave a Comment