18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Plot një vjet nga tragjedia në Bullgari

Banorët e Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 23 nëntorit të vitit të kaluar u zgjuan
me një lajm tragjik. Një autobus me udhëtarë kryesisht nga Shkupi, por edhe nga
qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut, të cilët ktheheshin pas një udhëtimi turistik
në Istanbul, kishte pësuar aksident tragjik në BullgariMë vonë u mësua se në
aksident humbën jetën gjithsej 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa 7 të tjerë
mbetën të lënduar.Aksidenti nga mediat e shumta vendore dhe ndërkombëtare u
cilësua si aksidenti rrugor më vdekjeprurës në historinë bullgare dhe si aksidenti
më vdekjeprurës me autobusë në 10 vitet e fundit në Evropë.Dyshimet e para ishin
se bëhet fjalë për gabim njerëzor ose problem teknik.Rrethanë tragjike ishte fakti
se aksidenti ndodhi rreth orës 2 pas mesnate, në kohën kur shumica e udhëtarëve
mund të kenë qenë duke fjetur.Në muajin gusht të këtij viti, autoritetet bullgare
njoftuan se sipas hetimeve, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të autobusit
nga shoferi dhe shpejtësi më e madhe se e lejuara.Menjëherë pas tragjedisë,
shërbimet kompetente të Maqedonisë së Veriut kanë hyrë në zyrat e agjencisë
“Besa Trans” që organizoi transportin dhe udhëtimin turistik, ku u kryen kontrolle
të detajuara.Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, më 26 nëntor
2021 informoi se autobusi i aksidentuar nuk është paraqitur në bazën e vetme
elektronike të Ministrisë nga ana e pronarit, duke shtuar se ky autobus nuk ka pasur
as certifikatë të licencës që jepet për çdo autobus veçmas. Kompania transportuese,
siç theksoi ministri Boçvarski, gjatë daljes nga shteti ka përdorur certifikatë të një
autobusi tjetër, në kundërshtim me ligjet.Për shkak të këtyre parregullsive,
autoritetet ia kanë marrë licencën kompanisë përkatëse, ndërsa i gjithë
dokumentacioni për kompaninë në fjalë i është dorëzuar Prokurorisë së
Përgjithshme.Gjithashtu, prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar aktakuzë
për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, ndërsa procesi gjyqësor për këtë
lëndë është në vijim e sipër.Më 3 dhjetor 2021, në Aeroportin Ndërkombëtar të
Shkupit mbërritën mbetjet mortore të 45 viktimave, kur u bë edhe varrimi i tyre.
Ata u transportuan në Shkup me dy aeroplanë transportues ushtarakë të Bullgarisë
dhe u nderuan me pritje shtetërore nga drejtuesit më të lartë të institucioneve të
Maqedonisë së Veriut, si dhe liderëve nga Kosova dhe Shqipëria.TV KOHA

Të fundit