20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po i vjen fundi? Në Itali, rënie drastike dhe konsistente e të infektuarve

Italia regjistroi 525 raste fatale të koronavirusit në 24 orët e fundit, me 231 prej tyre që vinin nga Lombardia.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është mjaft i lart, 22,170, por statistikat tregojnë se gjërat kanë filluar të përmirësohen, transmeton Periskopi.

Kjo nënkupton se numri i rasteve, rastet nën kujdes intensiv dhe totali i pacientëve në spital në mënyrë konsistente dhe të shpejtë po bie, sipas medieve në Itali.

Brenda 24 orëve, 15 dhe 16 prill, 143 pacientë janë larguar nga kujdesi intensiv, derisa tani janë 29,829 persona të shtrirë në spital, me 2,936 prej tyre nën kujdes intensiv.

Aktualisht janë 76,778 persona të izoluar në shtëpi, me simptoma të lehta. /Periskopi

Të fundit