18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po na boshatiset Pollogu jonë, çdo ditë po na mungon nga një i afërm!

Kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamuti përmes një video porosie ka shprehur shqetësimin për ikjen masive të të rinjve drejt vendeve europerëndimore. Sipas tij, Pollogu me rrethinë ka rreth 300 mijë banorë, por që viteve të fundit i është nënshtruar një migrimi masiv. “Si rezultat i kësaj sot kemi nxënës më pak në bankat shkollore, më pak rini dhe më pak student në Universitetet tona. Ekonomisë sonë sot i mungon fuqia punëtore, profesionistët, investimet që e zhvillojnë atë, vendin tonë po e braktisin resurset për një vend pune më të mirë në perëndim. Spitalet boshatisen nga mjeket dhe infermieret. Fshatrat boshatisen nga banorët.Në familjet tona për çdo ditë po na mungon nga një i afërm i yni. Dikush shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut po e dërgon në kollaps. Të nderuar qytetarë e gjithë kjo po na vjen nga politika që nuk i rritë interesat e juaja. Shqiptarët po i lëshojnë vatrat e tyre se dikush po bën hajni dhe korrupsion në kurrizin tonë, popullit tonë nuk i kthehen taksat por i vidhen dhe i keqpërdoren. Populli jonë lëshonë vatrat e tyre se infrastrukturat shkollore, urbane dhe institucionale tek qytetarët krijojnë më shumë depresion se sa shërbimet që ju takojnë. Populli jonë i lëshojnë vatrat e veta se profesionalizmi, punëtori i ndershëm dhe i vyeshëm po zëvendësohet me aktivist partiak e familjarë të partisë në pushtet. Kjo duhet të merr fund!Na duhet një vendosshmëri e madhe qytetare të bëhemi bashkë qytetarë, intelektual shoqata e rinistë të ndalim korrupsionin dhe fenomenet devijante në shoqëri. Ta kthejmë shpresën duke identifikuar aktorët që na sollën këtë gjendje dhe ti luftojmë së bashku. Tu japim një arsye gjeneratave të reja që ne mundemi ta sjellim ndryshimin për një jetë më të mirë në tokën tonë.Ne nuk duam të ikim ne duam të ju japim një arsye që të jetojmë e të plakemi në vendin tonë.”, ka shkruar Altrim Mamuti. (INA)

Të fundit