20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po ndërtohet strategji për vazhdimin e bisedimeve me Bullgarinë

Strategjia adekuate se si të qaset, adaptimi i aktiviteteve në bisedimet e mëtutjeshme dhe komunikimi për tejkalimin e dallimeve në bisedimet me Sofjen fqinje, është prioritet i ekipit qeveritar për eurointegrime, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në ditën e parë të vitit 2021.

Në takimin koordinues, dje të gjitha këto çështje ishin në rend dite, në mënyrë që të mos humbet asnjë ditë për zgjidhje të çështjeve të hapura me Bullgarinë gjatë kryesimit të Portugalisë me BE-në, por edhe sepse e tërë dinamika dhe kalendari ynë ishte gati për përfundim të suksesshëm gjatë kryesimit gjerman.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pritje të mëdha edhe nga kryesimi portugez me Këshillin e BE-së kur është në pyetje miratimi i kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Në kontaktet fillestare që i kanë pasur me kryesimin portugez, u tregua qëllimi serioz që të vazhdohet procesi për zgjerim që mbeti nga kryesimi gjerman me BE-në.

Tani për tani, informoi ai, nuk është dakorduar takim me ministren e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva në kontekst të bisedimeve për tejkalim të problemeve. Megjithatë, Osmani konsideron se takim do të duhej të ketë me rastin e nevojës për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare, që duhet të caktohet në muajt e parë të vitit, dhe me rastin e ftesës për iniciativë trilaterale.

Jemi të gatshëm të fillojmë që sot me komunikimin, deklaroi dje Osmani, duke shtuar se është me rënësi të mos humbet asnjë ditë në mënyrë që të kapen afatet e ardhshme për samitet të cilat vijnë për negociata me BE-në.

“Nuk kemi kurrfarë rezerve lidhur me atë çështje, qëndrimet tona janë të qarta, janë përpunuar propozime të shumta gjatë periudhës së shkuar. Disa prej tyre janë komunikuar me Bullgarinë dhe pres ato të jenë bazë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bisedimeve. Është e saktë se propozimi i fundit ishte nga ana jonë, për të cilin akoma nuk kemi marrë përgjigje. Gjithnjë derisa nuk ka sinjale inicuese se ato propozime nga cila do anë mund të jenë të pranueshme për të dyja palët dhe mund të bëhen bazë për marrëveshje, nuk do të mund të hyj në detaje sepse janë në fazë të propozimeve dhe ideve të njëanshme”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Nuk ka optimizëm se mund të zgjidhen çështjet e hapura me Sofjen para zgjedhjeve parlamentare në mars në këtë shtet. Sipas kryeministrit Zaev, si periudhë zgjedhore, nuk është momenti adekuat për zgjidhje të çështjeve të ndjeshme politike, por megjithatë duhet bërë përpjekje menjëherë. Është mirë, kjo periudhë, deri më 28 mars, konsideron Zaev, të shfrytëzohet për zbatim të Planit të Aksionit dhe për realizim të projekteve të planifikuara infrastrukturore si vendkalimi Klepalo de Korridori 8.

Mund t’i kuptoj pikëpamjet, të bisedojmë madje edhe për të kaluarën, theksoi dje kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe edhe njëherë përsëriti se nuk mund ta kuptojë problemin me Bullgarinë, sepse, potencoi, politikanët duhet ta hapin të ardhmen.

“Unë këmbeva urime me të gjithë kryeministrat në mënyrë që ta urojmë vitin e ri, gjithsesi edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Besoj se bashkëpunimi dhe raporti i mirë, komunikimi i rregullt mund të jenë vetëm përparësi për gjetjen e zgjidhjes së secilës çështje para së cilës ndodhet vendi ynë”, porositi Zaev.

“Plani i aksionit i është parashtruar Bullgarisë, presim përgjigje. Ato janë ide të cilat mund të plotësohen. Plani i aksionit del nga Marrëveshja për miqësi dhe është në interesin tonë, ndërsa qëllimi i tij është bashkëpunimi më intensiv”, theksoi Zaev gjatë pjesëmarrjes së mbrëmshme në ditarin e TV Sitel.

Aktivitetet e paralajmëruara të Buçkovskit, Osmanit dhe Dimitrovit, tha Zaev, do të jenë në këtë drejtim.

Çështjet historike, theksoi, duhet edhe t’i lihen Komisionit, ndërsa çështjet e identitetit, përsëriti edhe njëherë, nuk guxon dhe nuk do të jenë në tryezën e negociatave. Atë, tha, e di edhe pala bullgare dhe këtu nuk ka dilema.

Plotësoi edhe se në lidhje me gjuhën maqedonase, Bullgaria mund ta japë mendimin e saj derisa nuk i pranon zyrtarisht gjuhën dhe popullin maqedonas, edhe pse çdo ditë kryeministri, presidenti i shtetit dhe ministri i Punëve të Jashtme flasin për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas.

Pritjet e shefit të diplomacisë Osmani janë që Gjermania të vazhdojë me angazhimin e saj edhe gjatë kryesimit portugez.

“Sipas kontakteve të para me kryesimin portugez, ajo ka qëllim serioz që të angazhohet që procesi të vazhdohet aty ku e la kryesimi gjerman dhe sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për dallimet, me qëllim që të ,mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, përkatësisht të miratohet korniza negoiuese”, tha osmani dje në konferencë për shtyp.

Osmani paralajmëroi, ndërkaq Zaevi e mbështeti idenë që këto ditë të dërgohet një diplomat në Portugali, me qëllim që ai të jetë në kontakt me autoritetet portugeze. Njëkohësisht, shefi i diplomacisë paralajmëroi se vazhdon edhe komunikimi me vendet e tjera anëtare, paralelisht me komunikimin me Bullgarinë.

Edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se bisedimet do të vazhdojë me këtë dhe me cilën do qeveri të ardhme bullgare, sepse ata janë fqinjët tanë dhe duhet përmes politikës dinjitoze evropiane dhe dialogut të kërkojmë zgjidhje për moskuptimet.

Shtyrja e sërishme e fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, thotë në intervistë për MIA-n ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçpiq, është gabim i madh.

“Vendi ynë bëri gjithçka u kërkua, si kusht për fillim të negociatave. Shumë herë, edhe kryeministri Zaev tha se ne nuk kemi alternativë të anëtarësimit në BE, por edhe se kjo nuk mund të jetë në llogari të identitetit apo gjuhës maqedonase”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij, fillimi i negociatave do të thotë edhe dinamizim i reformave në të gjitha sferat sepse mbështetja nga BE-ja do të ishte më intensive.

Ndërkohë, në një analizë, Frankfurter algemajne cajtujn shkruan se parimi se reformat çojnë deri te anëtarësimi në BE, tashmë nuk vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Askush nuk e kuptoi këtë më qartë se sa Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila madje edhe e ndryshoi emrin me kërkesë të Greqisë, në mënyrë që të mund të fillojë negociata me BE-në. Megjithatë, vetoja greke u shoqërua nga me veto franceze, e më pas me bullgare, kësaj radhe për shkak të historisë dhe gjuhës së maqedonasve sllovenë. Procesi i zgjerimit është përlot me kurthe politike të cilat nuk kanë shumë lidhje me përpjekjet reformuese të vendeve kandidate”, thuhet në analizën voluminoze.

Ballkani nuk është befasi pasi që presidenti francez, Emanuel Makron në korrik të vitit 2019, qartë bëri me dije në Beograd se BE-ja nuk do të pranojë anëtare të reja, derisa ajo të mos reformohet.

Në analizë ceket se ky nuk është rrëfim i ri – që në vitin 2005, Fondacioni i Berlinit për shkencë dhe politikë (FNP) në edicionin e vet vërejti “lodhje në rritje nga zgjerimi” dhe pyeti “nëse anëtarësimi i barabartë në BE është opsioni i vetëm për stabilizim afatgjatë” të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Kjo çështje është më relevante se kurdo herë”, theksoi autori i analizës, Mihael Martens.

“Nëse anëtarësimi nuk është real, atëherë si duhet të sillet BE-ja ndaj rajonit? Si mund ta ruajë ndikimin e vet dhe t’u kundërvihet rivalëve politikë si Rusia, Kina dhe Turqia? Ekzistojnë shumë ide, shumë prej tyre nuk janë të reja”, pyeti ai.

Një prej tyre ishte publikuar në Njujork Tajms në maj të vitit 2003 nga kryeministrat e atëhershëm të Serbisë dhe Shqipërisë dhe presidentëve të Kroacisë dhe Maqedonisë. Më pas ata kërkuan që vendet nga Ballkani Perëndimor të kenë qasje drejt fondeve për kohezion të BE-së., përkatësisht të trajtohen financiarisht si anëtare të BE-së, edhe pse nuk kanë të drejtë vote në Bruksel”, përkujton gazeta.

Të fundit