28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po përgatitet protokoll për organizimin e ngjarjeve publike

Zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Venko FiIipçe dhe Damjan Mançevski dhe zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj, sot në “Parkun e Frankofonisë”, mbajtën takim pune me përfaqësues të Shoqatës së punonjësve të kulturës, me të cilët biseduan për propozim protokollin për organizim të ngjarjeve publike, përfshirë edhe manifestimet më të mëdha kulturore-argëtuese në kushte të koronavirusit Kovid-19.

Carovska dhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim theksuan se Qeveria do ta shqyrtojë këtë iniciativë nga punonjësit e kulturës dhe o të veprojë në pajtim me mendimet dhe rekomandimet që i jep Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Përfaqësuesit e Shoqatës, ndërkaq, theksuan se organizimi i ngjarjeve siç janë koncertet dhe festivalet është i mundur edhe në kushte të pandemisë kur bota po përballet me pandeminë, nëse të njejtat bëhen nën protokolle të ashpra për mbrojtje të shëndetit të të pranishmëve.

Shoqata është përgatitur përmes fushatave për ngritje të vetëdijes publike për t’i informuar qytetarët për kushtet nën të cilat do të mbaheshin ngjarjet. ab/

Të fundit