19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po rritet numri i të sëmurëve nga KOVID-19, po mbushen spitalet në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon rritja e numrit të infektimeve nga koronavirusi KOVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 1275 të infektuar të rinj, ndërsa ndërruan jetë 13 veta.

Sa i përket vdekshmërisë ka ulje të numrit në krahasim me tre ditët e kaluara kur ishin regjistruar 22, 24 dhe 21 raste, përcjell INA.

Por shqetësuese është rritja e numrit të infektimeve, por duke pasur parasysh edhe rritjen e testimeve.
Në klinikat dhe spitalet e vendit sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë hospitalizuar 887 pacientë, prej të cilëve 130 janë nën përkrahjen e oksigjenit. Kapaciteti i tyre po plotësohet secilën ditë me nga 7 deri 12 pacientë të rinj.

Nga klinikat dhe spitalet ka njoftime dhe vendime se hapësira të reparteve të tjera po përgatiten për pacientë nga Kovid-19, nëse do të jetë e nevojshme.

Masat e reja të Qeverisë pritet që të ndikojnë në uljen e infektimeve nga Kovid-19. Këto masa janë: mbajtja e maskave në ambienteve të hapura, mbyllja e objekteve hotelierike, restoranteve e kafeterive në ora 21, ndalimi i grupimeve të jo më shumë se katër personave në hapësira publike pas orës 21. Rekomandohet që qytetarët të mos grupohen nëpër shtëpi dhe të organizojnë festa familjare apo tubime të tjera me më shumë se katër veta që nuk jetojnë në një bashkësi të njejtë. (INA)

Të fundit