20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Po ulen nivelet e ujërave të lumenjve

Nivelet e ujit gati se në të gjitha lumenjtë janë më të ulëta nga ato mesatare dhe shënojnë ulje të lehtë sa i përket ditës së djeshme, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Përjashtim bëjnë Treska në vendin e matjes te Makedonski Brod dhe Radikë te Ura e Boskut, ku niveli është pak më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për muajin maj dhe Pçinjë në Pelincë dhe Kriva Rekë në Kriva Pallankë ku niveli është i njëjtë me atë të ditës së djeshme.

Nivel të njëjtë të ujit si dje kanë edhe tre liqenet natyrore, por niveli te ai i Ohrit dhe i Prespës është më i ulët se ai mesatar edhe atë për një centimetër te ai i Ohrit, gjegjësisht për 97 centimetra te ai i Prespës, përderisa te Liqeni i Dojranit është për 2,95 metra më i lartë se mesatarja për këtë muaj. fc/

Të fundit