Paul Pogba ka larguar nga tavolina e konferencës për media sponsorin e Euro 2020, një shishe të birrës.
Një ditë pasi Ronaldo largoi dy shishe të Coca Colas, Pogba këtë e bëri me shishe të birrës.
Tani, Pogba ishte ai që e largoi pije alk oolike, Heineken nga tavolina e konferencave, duke vazhduar më pas atë çfarë kishte për të thënë.
Tashmë është e ditur se për myslimanët, besim që mesfushori francez i takon, është e ndaluar me fe që të konsumohen pijet alk oolike.
Në të shkuarën ka pasur edhe episode të tjera me largimin e birrave, në një rast protagonist ishte Shkodran Mustafi.
Veprimi i Ronaldos u raportua se solli një dëm për kompaninë amerikane rreth katër miliardë euro.