23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia e Tetovës takim me përgjegjës të objekteve hoteliere

Në fundjavën e kaluar (04 dhe 05 mars), zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë mbajtur takime me përgjegjës të gjithsej 21 objekteve hoteliere (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar informon Tetovasot. Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura nga Departamenti i Parandalimit, punonjësit e policisë i njohën ata më për së afërmi me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë dhe të qëndrueshëm të tyre, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe ç’regjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në zonë. Ata u njoftuan edhe për implikimet ligjore nëse nuk respektojnë dispozitat në fuqi, ndërsa hotelierët shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e dispozitave ligjore edhe në të ardhmen.
Javën e kaluar në Gostivar janë organizuar takime të tilla me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe klubeve sportive ku studiojnë apo performojnë të huajt.TS

Të fundit