19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia ka arrestuar 30 persona për mosrespektimin e orës policore

 

Janë arrestuar 30 persona, prej gjithsej 38, të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit në shtet. Për tetë prej tyre do të ketë masa adekuate.

Nga MPB kumtojnë se policia ka regjistruar edhe 81 shkelje lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 210 personave u janë shqiptuar vendime për izolim, ndërsa shtatë persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

“Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast një person nuk e ka respektuar masën për izolim dhe vetizolim”, thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Të fundit