29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia ka ndërprerë një dasmë me 120 mysafirë në Gostivar

Policia mbrëmjen e djeshme ka intervenuar në një objekt hotilerik në fshatin Dobridollë, në pronësi të M.M (33), përcjell Shenja Tv.

Sipas policisë intervenimi është bërë për shkak se ka qenë e organizuar një dasmë me 120 të ftuar. Dasma është organizuar nga 55 vjeçari M.I.

Zyrtar policor së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë mbyllur objektin.
Nga policia kanë njoftuar se do të pasojnë kallëzime penale.

Të fundit