25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia paralajmëron për shembje në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër

Policia i paralajmëron shoferët për kujdes më të madh derisa qarkullojnë nëpër rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër për shkak rrëshqitjeve të shpeshta të dheut dhe rrugës së lagësht. Mjegulla dhe ditët e fundit me reshje të shiut, posaçërisht në rrugët e larta malore dhe para se gjithash përgjatë Radikës, shpesh herë në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e hershme të mëngjesit e vështirësojnë qarkullimin e sigurt.

“Gjatë ditëve ku temperaturat ulen shumë, në këto rrugë është e mundur paraqitje e shpeshtë e ngricës dhe shembjes së gurëve në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër. Për shkak kësaj apelojmë shoferët të jenë tejet të kujdesshëm nëse udhëtojnë drejtë Strazhës, Mavrovës apo Kodrës së Diellit. Është e obligueshme të posedojnë pajisje dimërore dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.

Shoferëve, posaçërisht atyre që bëjnë transport publik të udhëtarëve me autobus, furgonë këshillohen, në kohë ta kontrollojnë rregullsinë teknike të automjeteve të tyre, aq më shumë sepse tashmë ka filluar gjysmëvjetori i dytë, dhe shërbimet e tyre të përditshme i shfrytëzojnë një numër i madh nxënësish.

Nga SPB Tetovë thonë se nëpunësit e policisë realizojnë aktivitetet të përforcuara kontrollimi, në mesin e të cilave janë edhe rregullsia teknike e automjeteve, si dhe shpejtësia me të cilën qarkullojnë brenda dhe jashtë vendbanimeve.

Automjetet me probleme teknike menjëherë përjashtohen nga komunikacioni dhe do të ballafaqohen me parashtresa përkatëse, si edhe shoferët që e kanë kaluar shpejtësinë e lejuar maksimale apo te të cilët është konstatuar prania e alkoolit. sn/

Të fundit