20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia rrugore “bën kërdinë” me gjoba në Shkup, brenda 24 orëve vendosi 192 masa kundër “të pabindurve”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit janë vendosur gjithsej 192 masa administrative ndaj shoferëve të mjeteve.

Në mesin e tyre kanë qenë rreth 37 masa për shprejtësi tej normave të lejuara.

Nga MPB informojnë se 17 sanksione janë për lëvizje pa patentë shoferi, pesë për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar 20 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për kalim në dritë të kuqe, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 64 për parkim të parregullt”, njofton MPB./albeu.com/

Të fundit