29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pollicia në dy raste të ndara ka konfiskuar rreth 2,2 kilogramë heroinë në Haraçinë dhe rreth 2.000 tableta ekstazi

Nëpunësit policorë nga Byroja për siguri publike – SPB Shkup sot pas urdhrit paraprakisht të dhënë gjyqësor, ka kryer bastisje në një shtëpi në të cilën qëndron D.D. (30) ku janë gjetur 33 qese polietilen në të cilat kishte heroinë dhe dy peshore digjitale. Sipas vlerësimit fillestar janë konfiskuar rreth 2,2 kilogramë heroinë, por sasia e saktë do të mësohet pas analizës dhe matjes së kryers, pas çka do të parashtrohet edhe kallëzim përkatës deri tek prokuroria publike, kumtoi MPB-ja.

Në një rast tjetër, sot rreth orës 10:00 në fshatin Trubarevë rajoni i Shkupit, nëpunësit policorë kanë vërejtur një automjet “pasat” me targa të Shkupit dhe dy persona, të cilët kanë hyrë në automjet dhe janë arratisur drejt Hipodromit, me ç’rast janë përplasur në një vagon të trenit i cili po qarkullonte nëpër binaret hekurudhore.

Pollicia në dy raste të ndara ka konfiskuar rreth 2,2 kilogramë heroinë në Haraçinë dhe rreth 2.000 tableta ekstazi

Personi i cili ishte në vendin e bashkudhëtarit është arratisur, ndërsa shoferi derisa po dilte nga automjeti ka hedhur një qese dhe një paketim me 112 tableta ekstazi, një qese me 1.000 tableta ekstazi dhe një qese me 750 tableta ekstazi, 80 gramë amfetaminë dhe pesë gramë materie e kristaltë ngjyrë hiri.

Pas legjitimit të kryer, është konstatuar se personi është H.M. (43) nga Shkupi, ndërsa pas kontrollit të bërë në automjet janë gjetur edhe 800 gramë marihjuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. fb/

Të fundit