23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Pollog, mbi 80% e mësimdhënësve s’kanë pajisje”

Qindra punonjës në arsim dhe nxënës të rajonit të Pollogut do të mbeten jashtë Platformës për mësim nga distanca për shkak të pamundësisë për tu furnizuar me pajisje teknologjike. Teuta Sejfullai, mësimdhënëse dhe kryetare e Sindikatës rajonale të Arsimit tha për Alsat se është e vështirë që viti shkollor të filloj i kompletuar ashtu siç kërkohet nga Ministria e Arsimit.

“Për momentin, nuk besoj se të gjithë arsimtarët janë të furnizuar. Është pak rëndë që të fillohet më 1 Tetor me Platformën online. Kjo është gjendja aktuale në rajonin e Pollogut, flas për mbi 80 %. Kërkesat urgjente nga kontaktet me drejtor, me arsimtarë, me prind është furnizimi me mjetet elektronike, me laptop, me kompjuter ose tablet. Këto janë kërkesa primare dhe shumë me rëndësi për tu vijuar mësimi”.

Sipas Sjefullait ankesat më të mëdha kanë të bëjnë edhe me kohën e shkurtër të trajnimit të për mësim “online”.

“Ka elemente të reja, ballafaqohemi më gjëra të reja që është dashur të paktën një javë arsimtarët të trajnohen e jo dy ditë ose tre ditë. Sadopak arsimtarët janë trajnuar dhe kanë disa njohuri por nxënësit dhe prindërit si do kyçen do mbetet një pikëpyetje e madhe, po edhe në kokën tonë ka shumë pikëpyetje se si do të fillojmë”.

Ministria e Arsimit sot nuk zbuloi listën e grupit të dytë të shkollave që do të marrin dritë jeshile për mësim me prezencë fizike, pavarësisht paralajmërimeve. Nga dikasteri i Arsimit thanë se Komisioni vazhdimisht po shqyrton kërkesat e arritura nga shkollat dhe për të njëjtat do të vendos Qeveria.

Melihate Rustemi/Alsat-M

Të fundit