25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pollog, nga viti në vit trafiku ç’rregullohet

Në tremujorin e parë të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë në Tetovë dhe rajonin e Tetovës kanë zbuluar dhe sanksionuar 5150 lloje të ndryshme të parregullsive gjegjësishtë shkelje të trafikut ose 877 më shumë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Lobi

“Në aktivitetet kontrolluese, të rregullta dhe të veprimit, për shkak të shkeljeve të konstatuara, 160 automjete janë përjashtuar nga trafiku. Shumica e automjeteve të përjashtuara (93) kanë qenë me regjistrim të skaduar për më shumë se 30 ditë, 66 automjete kanë qenë me parregullsi teknike, dhe 1 automjet ka patur mbingarkesë”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zedhenes i policise rajonale

Gjatë kësaj periudhe, 536 shoferë janë përjashtuar nga trafiku, prej të cilëve 326 kanë drejtuar pa patentë shofer, 67 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 113 shoferë fillestarë, 7 me kategori të papërshtatshme dhe 23 me masë mbrojtëse
,,ndalesë“ për vozitje.

Në tremujorin e parë të këtij viti, për shkak të mangësive dhe shkeljeve të identifikuara të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjit për Automjete, 127 patetnt shoferë dhe 124 leje qarkullimi të trafikut përkohësisht janë revokuar, ndërsa “shërbimi merimangë” ka marrë gjithsej 398 vetura të keq parkuara ose në mënyrë të paligjshme. LOBI

Të fundit