28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Poposki: Nuk mendoj se është tragjedi futja e bullgarëve në Kushtetutë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në “Click21” tha se nuk e sheh si tragjike futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ai thotë se padrejtësia më e madhe te ne po bëhet ndaj kroatëve, të cilët na kanë përfshirë në Kushtetutën e tyre, ndërsa te ne nuk i gëzojnë këto privilegje.

“Unë personalisht nuk e konsideroj tragjedi. Personalisht unë mendoj se ne si shtet e kemi përkufizuar veten se sigurojmë të drejta të caktuara për të gjithë, nuk ka arsye për të përjashtuar asnjë nga kjo dhe ka shembuj shumë më flagrante se ai me bullgarët, shembull në Kroaci keni një situatë në të cilin komuniteti ynë është plotësisht i njohur, pranon mjete financiare nga shteti, e te ne, për shembull, as nuk përmenden në Kushtetutë dhe nuk i kanë ato privilegje”, thotë Poposki.

Të fundit