19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Popovski: Nuk ka rrezik për devalvim të denarit! Rritjet e çmimeve janë në nivel mesatar

Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski konsideron se vendi do të mbetemi në zonën e inflacionit mesatar dhe sipas tij nuk ka skenar në të cilën mund të ketë goditje ndaj kursit të denarit.

Ai theksoi se presionet inflacioniste janë të pranishme gjithkund – në Eurozonë, në Gjermani si ekonomia e saj më e madhe, në SHBA, ku inflacioni është rreth 7 për qind. Theksoi se ekonomia jonë është vetëm një ishull i vogël në oqean dhe se shtrenjtimet janë rezultat i asaj që ka ndodhur globalisht.

Sipas Poposkit, nuk ka skenar në të cilën mund të flitet për devalvim të denarit.

“Inflacioni jonë me siguri deri në fund të vitit do të zvogëlohet. Goditja ishte në janar, për shkak të rritjes së njëanshme të çmimeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore. Rezervat valutore janë në nivel të lartë, në këtë udhëzon edhe raporti i FMN-së, ku e gjithë kjo kuantifikohet. Në kushte të kursit të lidhur me euron, i kemi të gjitha instrumentet tek ne në dispozicion madje edhe kur ka inflacion. Ky është inflacion mesatar.Ne do të mbetemi në zonën e inflacionit mesatar”, vlerësoi Popovski për “24 analiza”.

Si sfida që vijnë për lëvizjen e çmimeve, Popovski i theksoi edhe zhvillimin e konfliktit ruso-ukrainas, si dhe zhbllokimin e çmimit të ushqimeve, e cila ka qenë masë e përkohshme.

Të fundit