19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Poshtë qeveria”/ Tragjedia në Tetovë, protestuesit thyejnë kordonin e policisë, nisen drejt zyrave të BDI-së

Një protestë po mbahet sot nga familjarët e 14 viktimave të tragjedisë së Tetovës ku një spital covid u shkrumbua nga flakët.

Protestuesit në Tetovë kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë që po pengonte ata për zhvendosur protestën për tragjedinë në spitalin modular para zyrave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të njëjtin më herët me pankarta në duar u nisën fillimisht drejt Komunës së Tetovës, ku kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryetares së Komunës së Tetovës.

Ndërkohë mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ka pasur edhe arrestimi nga radhët e protestuesve./abcnews.al/

 

Të fundit