19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Posta e Maqedonisë së Veriut” kërkoi falje dhe tërhoqi pullën postare me hartën e gabuar të Kroacisë

SHA” Posta e Maqedonisë së Veriut”- Shkup kërkon falje për siç thekson “gabimin e paqëllimtë dhe lëshimeve teknike gjatë publikimit të pullës postare nga seria “Maqedonia Veriore në BE”, qëllimi i së cilës është shënimi i kryesimit të Republikës së Kroacisë me BE-në.

Në pullën postare është prezantuar harta e gabuar e Republikës së Kroacisë dhe shteteve tjera dhe për atë shkak pulla menjëherë është tërhequr nga përdorimi që nënkupton anulimin e qarkullimit të përgjithshëm prej 6000 kopjeve.

“Shprehim keqardhje për gabimin e paqëllimtë, veçmas që lëshimi i serisë së pullave postare ‘Maqedonia e Veriut në BE’ gërshetohet me 9 Majin, Ditën e Evropës. Qëllimi jonë ka qenë që me këtë pullë postare të shprehim mirënjohje deri te presidenca kroate me BE-në për mbështetjen që Republika e Kroacisë e jep ndaj shtetit tonë”, theksohet në kumtesën e SHA “Posta e Maqedinisë së Veriut”.

Për shkak të gabimit të bërë, Këshilli drejtues i Shoqëatës ka sjell vendim për tërheqjen nga përdorimi dhe anulimin e pullës postare “Maqedonia e Veriut në BE”, motivi, Kroacia (Zagreb) prej 6000 kopjeve dhe vlerë nominale prej 72.00 denarëe. Janë sjell edhe vendime për shkarkimin e udhëheqiësit të Byrosë së Filatelisë dhe shkarkimin e Këshillit për pulla postare. fab/

Të fundit