29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Posta” pezullon grevën, deri më 27 prill të nënshkruhet marrëveshja për paga më të larta

Greva e përgjithshme në “Postën” nacionale që filloi dje është pezulluar deri më 27 të këtij muaji, deri në të cilën datë duhet të nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Drejtorëve që do të mundësojë premtim për rritje të pagave të punëtorëve për 3.000 denarë, informuan sot organizatat sindikale.

Ata njoftuan se procesi i punës në SHA “Posta e RMV-së” do të zhvillohet pa probleme në të gjitha njësitë postare.

“Organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë me fillimin e grevës së përgjithshme më 14 prill 2022, menjëherë filluan negociatat intensive me Bordin e Drejtorëve të SH.A. Posta e RMV-së, e cila ka arritur marrëveshje për kërkesën e parë prioritare të punëtorëve për rritje lineare të pagës neto të punëtorëve në vlerë prej 3.000 denarësh. Organizatat sindikale e pranuan propozimin e Bordit të drejtorëve, dhe gjatë ditës së djeshme Bordi i Drejtorëve mori vendim për rritje lineare të pagave të punëtorëve ku thuhet: Pranohet kërkesa e Sindikatave të SHA Posta e RMV-së për rritje lineare te pagat e punëtorëve në shumë prej 3.000 denarësh. Dinamika e rritjes lineare të pagave me të parën për punonjësit në procesin teknologjik paga do të rritet me pagesën e pagës për muajin qershor, për punonjësit e tjerë në administratë paga do të rritet me pagesën e pagës për muajin gusht”, theksuan në kumtesë sindikatat.

Në bazë të vendimit të Bordit të drejtorëve, siç shtojnë ata, vijon nënshkrimi i një marrëveshjeje me BD e SH.A. “Posta”, e cila do të mbulojë të gjitha pikat e kërkesave të punonjësve të listuara në vendimin për grevë të përgjithshme të organizatave sindikale.

“Afati për nënshkrimin e marrëveshjes me Bordin është deri më 27 prill 2022, në mënyrë që deri në atë datë greva e përgjithshme të jetë pezull. Procesi i punës në SHA “Posta e RMV-së” do të zhvillohet pa probleme në të gjitha njësitë postare në Maqedoni”, sipas informacioneve nga sindikatat.

Pas marrëveshjes për rritjen e pagave, sindikatat dhe drejtori i përgjithshëm Jani Makraduli kërkuan që të miratohen sa më shpejt ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Postare, të cilat do të vononin sërish liberalizimin e tregut postar në fushën e shërbimit universal, i cili është në fuqi që nga fillimi i këtij viti.

Kjo, siç tha, kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdanov, do t’u japë hapësirë ​​për një riorganizim dhe sistemim krejtësisht të ri, i cili do të sjellë profesionalizëm dhe pozicionim në tregun e shërbimeve postare.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Jani Makraduli, nga ana tjetër, beson se në tregun postar ka kuazi liberalizim.

“Kur nuk ka ligj real për shërbimet postare në fushën e liberalizimit sepse tek ne kemi kuazi liberalizim, për një treg të drejtë duhet një ligj tjetër që nuk varet vetëm nga punonjësit, nuk varet vetëm nga menaxhimi i Postës, por varet nga disa institucione”, tha Makraduli.

Sipas drejtoreshës së Agjencisë së Postës, Biljana Avramovska Gjoreska, pas liberalizimit të tregut të shërbimeve postare, ofruesi i shërbimit universal mendoi se me hapjen e tregut do të humbiste letrat si shërbim, gjegjësisht do të humbiste dominimin e ofrimit të këtyre shërbimeve por analiza tregoi të dhëna krejtësisht të ndryshme.

“Duke i analizuar të dhënat e ofruesit të shërbimit universal, për dy gjysmëvjetore nga viti 2021, gjendja ishte si në vijim: Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2021 kemi shfuqizim të monopolit dhe vendosje të liberalizimit të plotë të tregut për dërgesat e korrespondencës – letra deri në 50 gramë. Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2021 kemi kthim të sërishëm të monopolit për dërgesat e korrespondencës – letra deri në 50 gramë. Ajo që është karakteristike për shënim është se në dy gjysmëvjetore nga viti 2021 ka rritje të caktuar të dërgesave për korrespondencë te ofruesi i shërbimit universal krahasuar me vitin 2020 kur ekzistonte monopol për këto shërbime. Por këto të dhëna nuk duhet të merren si absolute për arsye se edhe në gjysmën e parë të vitit dhënësi i shërbimit universal ka punuar në kushte të marrëveshjeve tashmë ekzistuese me shfrytëzuesit e mëdhenj dhe sipas çmimeve tashmë të definuara që tregon në faktin se këto të dhëna nuk bazohen në ekzistimin ose mosekzistimin e monopolit të tregut”, deklaroi për MIA-n Avramovska Gjoreska.

Në mënyrë që efektet e liberalizimit të analizohen në suaza të ekspertizës gjithëpërfshirëse dhe të argumentuar, sipas saj, duhet analizuar dhe monitoruar tregu i shërbimeve postare në kushte të ekzistimit të liberalizimit për një periudhë më të gjatë kohore.

Analizat e AP-së tregojnë se ofruesi i shërbimit universal edhe në kushte të monopolit me vite më parë ka shënuar rënie në dërgesat për korrespondencë për shkak të ndryshimit në portofolin e nevojave të klientëve. Rënia e vëllimit të letrave te ofruesi i shërbimit universal, tregojnë nga AP, nuk detyrohet në liberalizimin e tregut, por nga shumë faktorë zhvillimor.

“Duke e ndjekur zhvillimin e sektorit postar dhe ndryshimet e nevojave të shfrytëzuesve të ndjekur me modelet e reja të shërbimit të biznesit, digjitalizimit të tregut postar dhe gjithsesi ndikimi i pandemisë Kovid-19 dhe sigurimi i dërgesave për korrespondencë duhet të themelohet në këto ndryshime të tregut. Efekt dominues i këtyre zhvillimeve është rënia e vazhdueshme e letrave në treg. Ky zvogëlim në masë të madhe është shkaktuar nga digjitalizimi progresiv në drejtim të komunikimit direkt më efikas. Digjitalizimi i shoqërisë ofron një mundësi për përpunim efikas dhe shpërndarje të dërgesave postare dhe e zhvillon shfaqjen e e-tregtisë, e cila rezultoi me zhvillimin e pakove. Si rezultat i këtij shërbimi filloi të bie edhe interesimi dhe nevojat e shfrytëzuesve për komunikim me letër”, sqaron Avramovska Gjoreska.

Nga ana tjetër, ofruesit e tregut të lirë, vazhdimisht kanë rritje të vëllimit të shërbimeve postare, por puna e tyre kryesisht është në tregun e pakove.

“Ndryshimet e nevojave të shfrytëzuesve dhe oferta e zhvillojnë shërbimin e pakove gjegjësisht mundësinë për dërgesa onlajn dhe shpërndarje të dërgesave në adresën e shtëpisë. Sigurisht që në kushtet e një tregu të liberalizuar do të ketë ofrues që do të punojnë me dërgesat për korrespondencë dhe pritet rritja e tyre edhe në këtë pjesë, por duke i ndjekur mekanizmat ligjorë sipas të cilave nuk ka vazhdimësi, gjegjësisht sërish kemi kthim të shërbimit të rezervuar në llogari të ofruesit të shërbimit universal, nuk u jep garancion ofruesve të investojnë në këtë pjesë. Sigurisht që ka ofrues të cilët janë të trajnuar mirë, kanë kapacitetet e tyre teknike dhe operative dhe mundësi të punojnë në këtë segment që është për pritje në periudhën e ardhshme”, theksojnë nga Agjencia për posta.

Që atje vlerësojnë se shkalla e zhvillimit teknologjik tek shumica e ofruesve të shërbimeve postare, duke përfshirë edhe tek SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, akoma është në fazë të formimit.

“Siç dërguesit tradicionalë të postës me vëllim të madh, nga shërbimet financiare, telekomunikuese dhe komunale, veçanërisht të mbështetura me rregullat e reja që janë sjellë në fillim të pandemisë, e fituan shansin gjithnjë e më shumë t’i përdorin kanalet digjitale për dhënien e faturave, certifikatave, kështu SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” përpiqej ta amortizojë uljen përmes strategjive të reja të marketingut për klientë dhe shfrytëzues nga të gjitha madhësitë. Por edhe krahas uljes së përgjithshme të vëllimit të shërbimit, letrat akoma e paraqesin pjesën më të madhe të të ardhurave të ofruesit të shërbimit universal. Rritja e çmimit për letrat e normës së parë të peshës, atëherë shërbime të rezervuara, të cilën Agjencia e miratoi në fillim të vitit 2020, ndihmoi të stimulohet rritja në paketa”, tregon Avramovska Gjoreska.

Në pjesën e parë të vitit 2021 vëllimi i shërbimeve për paketa u rrit mesatarisht gjithsej për 23 për qind, prej të cilave 13 për qind janë në komunikacionin vendor, në krahasim me gjysmëvjetorin e njëjtë në vitin 2020. Më vonë SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” ka filluar me decentralizimin e dërgesës me qëllim që t’i zvogëlojë shpenzimet dhe t’i përmirësojë përvojat e shfrytëzuesve – pranues. Por, potencoi drejtoresha e AP, për reformë të vërtetë, nga ofruesi nacional priten reforma më voluminoze dhe organizative dhe reformave operative të cilat e nënkuptojnë racionalizimin dhe modernizimin e rrjetit, duke e përfshirë edhe konsolidimin e të gjitha kapaciteteve, optimizimin e proceseve dhe orarin për dërgesë, si edhe investimin në sortimin e avancuar.

Parashikimet për të ardhmen janë se me siguri pritet të rriten edhe tregu vendor edhe global ndërkufitar për e-tregti, ndërsa me atë edhe vëllimi i shërbimeve për paketa ndërkombëtare. Për t’u kuptuar një hap me atë trend, sipas AP, në “Postën e Maqedonisë së Veriut” duhet në mënyrë intensive të investojnë në habe ndërkombëtare, në qendra logjistike, më pas në përmirësimin e rrjetit nga posta në postë, në rekrutimin e specialistëve personal për e-tregti dhe në partneritet me tregtarë elektronik me renome dhe brende të besueshme.

“Vetëm kështu me një strategji të mirë korporative të “Posta e Maqedonisë së Veriut”, që do ta shfrytëzojë ekspertizën e fuqishme të kohës së re dhe të përvojës së rrjetit postar nacional, mund të presim ta rrisin pjesëmarrjen e vet edhe në tregje vendore dhe ndërkufitare postare ndërsa me atë edhe stabilitetin e qëndrueshëm financiar”, theksojnë nga trupi rregullator.

Ofertat e shfrytëzuesve të tregut postar të shërbimeve, përveç asaj të ofruesit të shërbimit universal SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në shtet i përbëjnë 42 ofrues të licencuar të shërbimeve postare që posedojnë Autorizim të përgjithshëm, të dhënë nga Agjencia për Postat. Autorizimet kanë të bëjnë me një lloj dhe vëllim të ndryshëm të shërbimeve si edhe rajone gjeografike të veprimit të ofruesve.

Të fundit