24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

PP: Është hedhur poshtë padia penale kundër kryetarit të Komunës së Sarajit për platformat ilegale në Matkë

Prokuroria themelore publike Shkup e hodhi poshtë padinë penale kundër kryetarit të Komunës së Sarajit për vepra penale – Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 dhe Punë e pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-v paragrafi 1 nga Kodi penal, parashtruar nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Iniciativën për ndjekje penale KSHPK e parashtroi kundër kryetarit të Komunës për shkak të dyshimeve se me vetëdije dhe me qëllim nuk ka ndërmarrë veprime dhe nuk ka sjellë akte konkrete drejtuese në procedurat për konstatim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, me çka personave fizik dhe juridik u ka mundësuar të ndërtojnë pa leje objekte afariste me rëndësi lokale dhe objekte të përkohshme – platforma në Liqenin e Matkës, të ekonomizojnë me to dhe të realizojnë dobi pronësore për vete për të tjetrin.

Nga njoftimet e parashtruara të Komunës së Sarajit, thuhet në kumtesë, del se në katër lëndë, pas procedurës së zbatuar, janë sjellë vendime me të cilat refuzohen kërkesat për legalizim, për të cilat vendime parashtruesit e kërkesave parashtruan ankesa në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Lidhur me lëndën e pestë, shtohet, vendimi për legalizim ishte sjellë nga kryetari i kaluar i Komunës së Sarajit në vitin 2017, por pas iniciativës së parashtruar të KOM – Arqipeshkvisë së Ohrit, vendimi është anuluar me aktvendim të Gjykatës administrative.

Siç ceket, Komuna e Sarajit lidhur me platformat e ndërtuara i është drejtuar edhe Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor në mënyrë që të kontrollojë nëse nga ana e tyre u janë dhënë miratime personave parashtrues të kërkesave për legalizim, të kryejnë transport me barka nga manastiri i Shën Andresë deri në shpellën Vrello. Njëherit, kontrolli i transportit me barka është në kompetenca të Ministrisë së Mjedisit, e cila ndërmerr masa në pajtim me Ligjin për ujërat, nëse konstatohen shkelje nga kryesit konkret.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor gjithashtu ka kryer mbikëqyrje inspektuese, pas çka në Komunën e Sarajit ka parashtruar njoftim me udhëzime për veprim të mëtutjeshëm lidhur me kërkesat për legalizim, ku ceket se kundër komunës nuk do të ngritet procedurë inspektuese, sepse nuk janë konstatuar mangësi në punën e tyre në pajtim me Ligjin për ujërat.

Në rastin, saktësojnë, kryetari i Komunës në suaza të kompetencave të veta, ka kryer procedura në pajtim me Ligjin për veprim m objektet e ndërtuara pa leje dhe ka sjellë vendime negative rreth kërkesave për përcaktim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje në rajonin e kanjonit të Matkës. procedura, në pajtim me ligjin, vazhdon në Ministrinë e Transportit he Lidhjeve, e më pas edhe para Gjykatës administrative. Me veprimin e vet i paraqituri nuk ka përfituar dobi të kundërligjshme pronësore për vete apo për dikë tjetër, as nuk ka shkaktuar dëm për cilin do subjekt.

“Lidhur me vetë kërkuesit apo ndërtuesit e objekteve pa leje në rajonin e kanjonit të Matkës, veprimi i tyre është lëndë e kontrolleve në lëndë tjetër para Prokurorisë themelore publike Shkup, për çka në rrjedhë është procedura parahetimore. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, prokuroria në këtë lëndë do të sjellë vendim adekuat në pajtim me Ligjin për procedurë penale”, informojnë nga PP. ab/

Të fundit