28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pranim-dorëzimi i funksionit zëvendësministër i Drejtësisë

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u bë pranim-dorëzimi i funksionit të zëvendësministrit mes të deritnaishmit, Agim Nuhiu dhe të sapoemëruarës, Viktoria Avramovska Madiq.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Nuhiu e uroi Madiq për emërimin në këtë funksion përgjegjës duke i dëshiruar punë të suksesshme.

“Viktoria Avramovska Madiq iu falënderua Nuhiut për kontributin e tij të deritnaishëm dhe i dëshiroi sukses në sfidat e ardhshme. Fokusi i Ministrisë së Drejtësisë edhe më tej do të jetë i kahëzuar drejt reformave në jurisprudencë, skrining, përmirësim të kushteve në burgje. realizim të qëllimeve, prioriteteve dhe agjendës ligjvënëse”, ceket në kumtesln nga Ministria e Drejtësisë.

Të fundit