19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pranohen aktakuzat për rastin “I pushtetshmi”, Antonio Milloshoski do të gjykohet

Gjykata Penale e Shkupit e ka pranuar aktakuzën për rastin “I pushtetshmi” dhe së shpejti pritet të caktohet seanca e parë.

Në këtë rast të akuzuar janë deputeti Antonio Milloshoski, baba i tij Millosh Milloshoski, ish-kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev dhe disa anëtarë të këtij komisioni.

Informacioni është konfirmuar nga Gjykata Penale, ndërsa hapi i radhës është që nëpërmjet sistemit AKMIS, të caktohet gjykatësi i cili do ta udhëheq gjykimin.

Lëndën “I pushtetshmi” e hapi ish-PSP, ndërsa aktakuzat janë përgatitur nga Prokuroria Themelore para dy muajve.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski është i akuzuari i tretë, ndërsa dyshohet për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo lëndë ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore dhe komunale, si dhe për lustrim të urdhëruar kundër një gjykatësi, i cili ndërkohë ka ndërruar jetë./Telegrafi/

Të fundit