20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej gjendjes epidemiologjike do të varët nëse do të ketë masa shtesë

Autoritetet shëndetësore presin që kufizimet aktuale të funksionojnë, megjithëse vazhdon trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19. Situata po monitorohet nga afër dhe do të varët nga gjendja epidemiologjike nëse do të ketë masa të reja.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera trajtohen 916 pacientë me Kovid-19. Gjithsej 350 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Ndërsa në qendrat kovid në spitalet në qytetet e tjera po trajtohen gjithsej 566 pacientë.

Ndërkaq, ka rreth 280 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid. Është hapur edhe spitali modular brenda Klinikës së Sëmundjeve Infektive me numër shtesë të shtretërve. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje ka siguruar se ka shtretër të lirë në çdo institucion shëndetësor publik, duke nënvizuar se ekzistonë plan nëse mbushen kapacitetet, ai beson se masat aktuale do të japin rezultat dhe se dhe se për dhjetë ditë do të ketë ndryshim të pasqyrës epidemiologjike.

“Tani kemi takim me kryetarin e Komisionit për sëmundje ngjitëse lidhur me numrin dhe trendët që janë tani aktuale. Çdo ditë e ndjekim situatën ashtu që do të shohim lidhur me ndonjë nga masat eventuale shtesë”, ka deklaruar dje Filipçe.

Në Shkup, siç ka njoftuar në funksion janë vënë klinikat interne, ndërsa ka plan nëse mbushen kapacitetet që janë në dispozicion. Në opsion është hapësira në Sistinën e vjetër, por tani për tani siç tha Filipçe, “nuk ka nevojë, pasi spitalet modulare janë kapacitet serioz prej 10.000 metra katrorë me 600 shtretër”.

“Ka plan dhe ai është i njëjti nga fillimi me atë që asnjëherë nuk kemi arrit deri te ai moment, ajo nënkupton të ndalojë puna e institucioneve publike shëndetësore, përveç për raste urgjente dhe malinje dhe të gjithë t’i përkushtohen trajtimit të pacientëve me kovid”, ka thënë dje ministri Filipçe.

Pret që masat restriktive të japin rezultat. Vektor serioz i transmetimit të virusit siç tha kanë qenë të rinjtë që kanë kontaktuar edhe pas mbylljes së objekteve hotelierike.

“Besoj se të rinjtë si një grup i qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh komunikojnë edhe pas mbylljes së objekteve hotelierike kanë qenë vektor serioz në transmetimin e virusit dhe për këtë shkak konsideroj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim të fotografisë. Tani numri është diçka nën një mijë, ndjekim nëse do të ketë rritje por besoj se këto masa do të japin rezultat”, ka thënë dje Filipçe.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar gjithsej 947 raste të reja me Kovid-19 nga 3.450 teste të bëra. Ndërsa, kanë vd ekur 21 persona, ndërkaq janë shëruar 397 pacientë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 555.367 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tone prej fillimit të pandemisë paraqet 110.209, numri i pacientëve të shëruar është 96.570, i të vdekurve është 3.265, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.374.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me propozim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, Qeveria solli vendim për orë policore në të gjithë vendin nga 10 marsi deri më 22 mars, në periudhën nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit.

Të fundit