20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej nesër fillojnë ditët e hapura të Regjistrit qendror

Prej nesër fillojnë ditët e hapura të Regjistrit qendror, ku qytetarët do të kenë mundësi të informohen për çështje lidhur me shërbimet dhe punën e këtij institucioni.

Ditët e hapura do të zgjasin deri më 4 tetor, ndërsa përfaqësues të Regjistrit qendror do t’i vizitojnë zyrat rajonale në Tetovë, Kumanovë, Manastir, Shtip, Koçani, Strumicë, Veles, Prilep, Shkup dhe Ohër.

Qëllimi është që shërbimet që i ofron Regjistri qendror të jenë më të qasshme për shfrytëzuesit dhe të mënjanohen të gjitha pengesat administrative, me të cilat ballafaqohen afaristët gjatë udhëheqjes së biznesit të tyre.

“Regjistri qendror për çdo ditë është i hapur për nevojat e qytetarëve, por me këto vizita të anëtarëve të udhëheqësisë në zyrat tona rajonale, dëshirojmë të vendoset theks më i madh në çështjet dhe problemet me të cilat biznes sektori, e posaçërisht makro dhe bizneset e vogla ballafaqohen në punën e tyre”, deklaroi të premten drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska-Jankovski./Telegrafi/

Të fundit