Prej nesër ndalesë e lëvizjes në pyje nga ora 06 deri në orën 20 – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Prej nesër ndalesë e lëvizjes në pyje nga ora 06 deri në orën 20

Prej nesër ndalohet lëvizja në pyje dhe tokë pyjore për shkak të rrezikut të shtuar nga paraqitja e zjarreve në ambiente të hapura.

Ndalesa do të vlejë nga ora 06:00 deri në ora 20:00 dhe ky vendim është sjell me kërkesë të Ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare”.

Ndalimi nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” dhe për subjektet që kryejnë veprimtari pyjore në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” si dhe për personat që kanë miratim me shkrim për lëvizje në pyjet që menaxhohen nga NP “Pyjet Kombëtare” .

Ata që nuk respektojnë ndalesën dhe që do të kapen do të gjobiten mes 1.500 dhe 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Ndalohet gjithashtu djegia e bimëve dhe mbeturinave të tjera bimore nga gjuetia dhe mbeturinave të tjera bujqësore në tokë bujqësore si masë parandaluese për të mbrojtur kundër zjarreve në ambient të hapur. Për mosrespektim të dispozitave të Ligjit për gjuetinë, parashikohet gjobë prej 1.500 deri në 3.000 euro në kundërvlerë të denarit. bs/fab

Related posts

Carovska e mori nga Ademi funksionin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Televizioni Koha

Në Maqedoni janë mbyllur 48 objekte hotelierike për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

Televizioni Koha

Qeveria sllovene mbrëmë edhe zyrtarisht shpalli epidemi të koronavirusit

Televizioni Koha

Leave a Comment