19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej nesër pasdite reshje të reja të shiut, për fundjavë reshje më të rrëmbyeshme me bubullima

Mot me vranësira me reshje të shiut dhe erë nga drejtimi jugor na pret prej nesër dhe gjatë fundjavës. Meteorologët paralajmërojnë reshje më të rrëmbyeshme të shtunën, mbi 29 l/m2, kur do të ketë edhe kushte për destabilizim lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Nga atje paralajmërojnë se nesër nga fundi i ditës dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe edhe e fuqishme nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale nesër do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, të shtunën prej tre deri nëntë gradë, të dielën prej tre deri shtatë dhe të hënën prej minus dy deri pesë gradë.

Temperatura maksimale nesër do të lëvizë prej gjashtë deri 17 gradë, të shtunën prej 11 deri 17, të dielën prej 9 deri 17 dhe të hënën prej 10 deri 18 gradë Celsius. ab/

Të fundit