Lajmi i Ditës Maqedoni

Prej sot aplikim për kredi pa interes, paralajmërohet mbështetje edhe nga BE-ja

Nga sot, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorët e hotelierisë, turizmit dhe transportit të mallrave mund të aplikojnë për kredi pa interes nga 3.000 deri në 30.000 euro, që i paralajmëroi Qeveria.

Thirrja u shpall dje. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me rekomandimet e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi, bëhet në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme: kreditiranjecovid1@mbdp.cm.mk

Mjetet do të plasohen përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Për mikroformat me maksimum 10 punonjës janë parashikuar nga 3.000 në 5.000 euro, për ato të vogla me 10 – 50 të punësuar nga 10.000 në 15.000 euro dhe për ndërmarrjet e mesme me 50 – 250 të punësuar nga 15.000 në 30.000 euro. Interesi është zero për qind, shlyerja është dy vjet, dhe grejs-periudha është gjashtë muaj.

Kësti i parë do të paguhet pas nëntë muajsh.

Siç njoftoi dje Drejtori i Bankës së Zhvillimit, Kire Naumov, në këtë fazë të parë e ndihmës financiare janë përfshirë sektorët dhe qëllimi është që t’i tejkalojnë problemet e likuiditetit.

Mbështetja me kreditë pa interes do të vazhdojë dhe do të përhapet në sektorët tjerë të cilët do të vërtetohen në mënyrë plotësuese.

“Banka Zhvillimore do të vazhdojë me plasimin e mjeteve ndaj bankave komerciale. Përpiqemi kjo të jetë me normë jashtëzakonisht të ulët të interesit, ndoshta edhe zero normë interesi dhe mbetet më tej që bankat komerciale, siç shfaqin tani dëshirë për solidaritet, kreditë e tyre të jenë të lira. Këtë që mund ta bëjë Qeveria në këtë pjesë me Bankën Zhvillimore është kjo që mjetet t’i plasojë përmes bankave komerciale t’i plasojë deri te ato me interes jashtëzakonisht të ulët” nënvizoi Naumovi.

Qeveria në një konferencë shtypi javën e kaluar komunikoi se do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për të ruajtur likuiditetin e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe për të subvencionuar kontributet për prillin, majin dhe qershorin, si pjesë e grupit të parë të masave për t’u përballur me pasojat nga koronavirusi. Siç tha atëherë zëvendëskryeministrja për Çështje ekonomike Milla Carovska, 5.7 milion euro janë siguruar nga Banka e Zhvillimit të cilat dedikohen për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, aktiviteti ekonomik i të cilave është prekur nga KOVID-19. Çdo kompani në varësi të numrit të të punësuarve mund të marrë nga 3,000 deri në 30,000 euro.

Por kjo nuk është mbështetja e vetme për ekonominë. Në fundjavë, ministrja e Financave Nina Angellovska paralajmëroi edhe një tjetër paketë masash, me peshë rreth 600 milionë euro. Gjithsej 400 milionë, siç tha, do të sigurohen përmes të ashtuquajturës, hua në Eurobono me afat skadimi deri në 12 muaj. Tetëdhjetë e shtatë milionë euro shtesë do të kërkohen nga FMN-a dhe 100 milionë euro priten nga Banka Botërore për politikat e zhvillimit.

Sipas njeriut të parë të Bankës zhvillimore masa nuk është vonuar duke përmendur se në vendet e rajonit masa të këtilla të ngjashme ende nuk janë funksionale.

“Kroacia të premten e kaluar në Kuvendin miratoi një set masash të cilat i publikoi dhe në parim asnjëra nga ato masa ende nuk është funksionale. Masat në këtë drejtim, normalisht me shuma të tjera dhe ende nuk janë funksionale. Në Slloveni, banka zhvillimore përkatëse me këto parime do të fillojë nga 1 prilli. Serbia ka publikuar një masë e cila është larg realizimit. Gjithçka që dëgjoj edhe nga vendet më të zhvilluara është diçka që është vetëm paralajmërim, ndërsa larg realizimit”, theksoi Naumov.

Dje nga euroambasadori Samuel Zhbogar erdhi informacioni se vendi mund të pret ndihmë edhe nga BE-ja. Në profilin e tij në Tuiter ai paralajmëroi mbështetje për 50 milionë erove për rikuperim social dhe ekonomik.

“Të gjithë jemi së bashku në luftën kundër virusit të keq. Në këtë kohë të nevojës, BE-ja do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut deri në 4 milion euro për nevoja urgjente, 50 milion për rikuperim social dhe ekonomik, 9 milion për sektorin privat dhe deri 3 milion euro mbështetje direkte buxhetore”, shkroi euroambasadori Zhbogar.

Me propozim të masave ekonomike këtyre ditëve dolën edhe dy partitë më të mëdha politike LSDM dhe VMRO-DPMNE. mb/

Related posts

Peter: Kompanitë të sjellin vendime menjëherë dhe tani, të mos presin për shkak të zgjedhjeve

Televizioni Koha

Anëtarësimi në NATO do të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës së pandemisë

Televizioni Koha

Konferenca antishqiptare e Londrës, 107 vite nga ndarja e përgjakshme e trojeve shqiptare

Televizioni Koha

Leave a Comment