28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej sot karburante më të shtrenjta! Çmimi i derivateve të naftës pritet të ndryshojë në bazë ditore

Prej sot, në pompat e benzinës në Maqedoninë e Veriut derivatet e naftës do të shiten me çmim më të shtrenjtë, përcjell TV21. Kjo pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë mbrëmjen e djeshme vendosi për rritje të çmimit të benzinës për 3,5 denarë, ndërkaq çmimi i dizelit është rritur për 8,5 denarë.

Me këtë vendim të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimet do të jenë:

Eurosuper BS – 95 – 93 denarë për litër
Eurosuper BS – 98 – 95 denarë për litër
Eurodizel – 94 denarë për litër
Vaji ekstra i lirë – 90 denarë për litër
Mazuti – 59.165 denarë për kilogram.

Ndryshe, vendimi i mbrëmjes së djeshme vjen pas rekomandimit të Qeverisë për ndryshim të metodologjisë për caktimin e çmimit të derivateve, respektivisht në vend të çdo jave, çmimi do të ndryshojë në bazë ditore, varësisht prej ndryshimeve në bursën botërore./TV21

Të fundit