20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej sot Ministria e Shëndetësisë një herë në ditë do të informojë për rastet e reja të Kovid-19

 

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Kovid- 19 prej sot Ministria e Shëndetësisë një herë në ditë do të informojë për statistikat e sakta dhe numrin e të infektuarve me Kovid-19. Do të informojmë për gjendjen deri në ora 12 dhe ai numër do vlejë për 24 orët e kaluara, ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria qartësojnë se këtë e kanë bërë dy deri në tre herë në ditë, por siç shpjegojnë, pasi ka pasur transmision lokal dhe fillojnë të kryhen teste në më shumë lokacione, mbledhja e numrave të saktë dhe statistikave kërkon më shumë kohë.

“Për shkak të transmisionit lokal të rasteve të izoluara të pacientëve që janë në relacion Shkup- Dibër, me siguri e njëjta do të ndodhë edhe në lokacione tjera, nuk do të jemi në mundësi për gjitha rastet të ndajmë informacione nga anketa epidemiologjike siç e kemi bërë deri tani. Kjo nënkupton se nuk do të mund çdoherë të përgjigjemi ose informojmë për kontaktet që të infektuarit i kanë pasur më njerëz tjerë ose testohen si rezultat i kontaktit me ndonjë nga të sapoinfektuarit. Besojmë se kuptoni çfarë se për çfarë vëllimi të informacioneve dhe proceseve bëhet fjalë dhe se kjo praktikisht nuk do të jetë e mundur”, kanë thënë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë thekson se nga dita e parë bën angazhime të mëdha me kohë, në mënyrë transparente dhe saktë të informojë opinionin dhe të komunikojë me mediat. Shpresojnë, si theksojnë, se deri tani e kemi fituar besimin e juaj dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka edhe më tej të vazhdojmë kështu. f

Të fundit