28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia por vetëm me test negativ të Covid-19

Nga sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia dhe nga shtetet tjera por vetëm duhet që udhëtarët të kenë bërë testin për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ.

Gjithashtu, Serbia ka vendosur që udhëtarët që futen në vend nuk duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditore, si ishte deri tani.

Qeveria e Serbisë ka vendosur edhe për lejimin e qarkullimit të aeroportit “Nikolla Tesla” në Beograd. Masat tjera lehtësuese për transportin ndërurban janë sjellë më herët dhe tanimë Serbia i kthehet normalitetit.

Pas këtyre masave, Serbia klasifikohet si shtet me gjendje stabile epidemologjike. /Telegrafi/

Të fundit