Prej sot në orën 11:00 në komunikacion do të lëshohet aksi në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë në shtrirje nga dalja e qytetit drejt Podmoljes, që për shkak të punëve ndërtimore nga muaji i kaluar ishte i mbyllur për komunikacion.
Me këtë, nuk vlen më regjimi i përkohshëm me rikahëzim të detyrueshëm të komunikacionit në rrugën e vjetër Ohër – Strugë.
Nga SPB – Ohër u bëhet thirrje shoferëve të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe adaptim të shpejtësisë ndaj gjendjeve dhe kushteve në rrugë.