19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti brazilian Bolsonaro iu kërcënua gazetarit se do ta godasë

Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro iu kërcënua një gazetari se do ta “godasë me shuplakë” sepse e ka pyetur për lidhjen e bashkëshortes së tij me gjoja një skandal korrupsioni.

Gazetari ishte në grupin i cili u mblodh me Bolsonaron pas vizitës së tij të rregullt në Katedralen Metropolitane në kryeqytetin e Brazilit.

Siç transmetojnë mediumet e huaja, Bolsonaro i ka injoruar reagimet e gazetarëve të tjerë pas atij gjesti dhe është larguar pa komente shtesë. fb/

Të fundit