19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti Pendarovski në audiencë tek Papa Françesku

Presidenti Stevo Pendarovski, I cili qëndron për vizitën në Itali dhe Selinë e Shenjtë, me rastin e Manifestimit “Maqedonia për nder të Shën Kirilit”, sot pati një audiencë tek Kreu I Kishës Katolike, Papa Françesku.

Në takim ishin theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes RMV-së dhe Selisë së Shenjtë, që bazohen në lidhjet e thella historike dhe në këmbimin e traditave dhe vlerave shpirtërore dhe kulturore.

Presidenti Pendarovski ka raifirmuar interesin për thellimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, në të gjitha sferat e interesit të përbashkët dhe ka potencuar rëndësinë e komunitetit katolik në RMV dhe kontributin e tij në shoqëri.

Presidenti pendarovski, sic thuhet në komunikatën e Presidencës, ka potencuar edhe rëndësinë që vendi ynë I jep promovimit të dialohut ndëretnik dhe respektimit të mirive fetare.

Pas audiencës tek Papa Françesku, Presidenti Pendarovski ka realizuar një takim edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin. /KlanMacedonia

Të fundit