20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti Pendarovski u takua me shefin e diplomacisë kroate Gërliq Radman

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, informojnë nga Kabineti i shtetit.

Në këtë rast presidenti Pendarovski, iu falënderua ministrit Radman për vizitën dhe për angazhimet e vazhdueshme dhe të qarta të Kroacisë dhe të kryesimit aktual kroat për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim para Samitit të Unionit në Zagreb në muajin maj. Pendarovski njëherit ka shprehur pritje për metodologjinë e re të negociatave aderuese për anëtarësim.

Në takim, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit, u këmbyen mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale mes dy shteteve, me ç’rast u vlerësua se ato janë miqësore, pa çështje të hapura dhe u theksua interesi i dy palëve për avancim, dhe intensifikim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët.

Dy bashkëbiseduesit në fund këmbyen mendime dhe informacione edhe për situatat aktuale në rajon, duke përfshirë edhe në kërcënimin nga emigrimi i paligjshëm.MIA. fb/

Të fundit